English

Drogë dhe prostitucion, arrestohet banda me 5 shqiptarë

Peruxhia, 1 dhjetor 2011, NOA - Trafik droge dhe prostitucion është akuza që rëndon mbi pesë shqiptarët e arrestuar sot nga policia italiane. Operacioni i policisë është zhvilluar në qytetin e Todit në provincën e Peruxhias, raporton korrespodenti i Agjencisë NOA.

Në pranga kanë përfunduar Leonard Sulaj, 31 veç, Alfred Dervishi, i njohur me emrin Fredi, 28 vjeç, Sami Cukani, i njohur në rrethet e shpërndarësve të dogës me emrin Erving, 35 vjeç, Arian Malo 41 vjeç dhe Sandër Hila 30 vjeç.

Rreth 50 forca policie kanë nisur ditën e sotme operacionin për kapjen e shqiptarëve, ndaj të cilëve hetuesit kishin mbledhur prova për trafik droge dhe prostitucion. Sipas një përfaqësuesi të policisë, droga shpërndahej në provincën e Peruxhias dhe shqiptarët kishin një zonë të tyre për ushtrimin e prostitucionit. Shqiptarët kishin arritur të lidheshin me një grup kriminal nga Rumania dhe kryenin edhe trafikun e qenieve njerëzore. Sipas të dhënave, ata merrnin rreth 2000 mijë euro për të sjellë njerëzit nga Rumania në Itali. Ndërkohë që një pjesë e grave dhe vajzave përdoreshin edhe për prostitucion.

Ndërsa shpërndarja e drogës, sipas policisë, bëhej nga pesë shqiptarët në bashkëpunim me disa shqiptarë të tjerë. Zonat ku shpërndandin drogën janë qytetet ; Todi, Massa Martana dhe Gualdo Cattaneo.

a.k/NOA

KOMENTE