Fier, 1 dhjetor 2011, NOA – Spartak Xhaho është qëlluar me armë zjarri pak minuta më parë duke gjetur vdekjen e menjëhershme, raporton agjencia NOA.al.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “11 Janari” ndërsa nga të shtnëat janë plagosur edhe dy kalimtarë.
Burimet thonë se 40 vjeçari është qëlluar me automatik me 14 plumba nga një makinë në ecje e sipër, ndërsa ka mbërritur menjëherë në vendngjarje.
Sipas kësaj të fundit, dëshmitarët kanë deklaruar se në makinën nga ku u qëllua Xhaho, kishte dy persona.
a.q/NOA