Indi, 1 Dhjetor 2011 NOA/ Rid Bulku - Kishte disa minuta që qëndronte në rrugë, në pritje për të nisur punën. Madje bëri dhe disa prova paraprake.
Regjia e njofton se pas pak do të jetë në transmetim të drejtpërdrejtë ose on air me gjuhën profesionale.
Në studion e lajmeve ka nisur edicioni informativ dhe pas pak çastesh, prezantuesja bën lidhjen e drejtpërdrejtë.
Sikundër shihni dhe pamjet filmike, në këtë moment, gazetarja nuk arrin të flasë sepse sulmohet nga një kalimtar dhe ai e qëllon dhe e shtyn.
Në çast një tjetër kalimtar rend pas agresorit dhe përpiqet ta ndalë atë, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
Në këtë moment, gazetarja, tepër korrekte, nuk bën asnjë veprim por përgatitet të rinisë lidhjen.
Ndërkohë studio e lajmeve nuk e ndërpret transmetimin, përkundrazi hap ekranin e plotë dhe jep pamjet e rralla.
r.b/NOA