English

Gjermania voton për nisjen e bisedimeve për anëtarësimin e Malit të Zi

Berlin, (Gjermani), 2 dhjetor, NOA - Parlamenti gjerman përkrah nisjen e bisedimeve të anëtarësimit midis Bashkimit Evropian dhe Malit të Zi. Në një rezolutë thuhet se me gjithë disa deficite shteti ballkanik ka nisur vitet e kaluara reforma rrënjësore.

Mirëpo parakusht për anëtarësimin në BE është që reformat e miratuara edhe të zbatohen. Komisioni Evropian pati rekomanduar në tetor nisjen e bisedimeve të anëtarësimit dhe pati vlerësuar përpjekjet për reforma të Malit të Zi.

Megjithatë parlamenti gjerman i konsideron vlerësimet e Brukselit si tepër optimiste. Deficite ka sipas tij ndër të tjera në lirinë e shtypit dhe në aftësinë funksionuese të parlamentit. Veç kësaj, zhvillimi i vendit pengohet prej korrupsionit dhe kriminalitetit të organizuar, u tha.

a.k/NOA/DV

KOMENTE