English

Gjueti makinave të vjedhura, bllokohen 6

Tiranë, 2 dhjetor 2011, NOA- Operacioni i Policisë së Shtetit i koduar “Vjeshta II” me synim bllokimin dhe sekuestrimin e automjeteve të vjedhura apo të trafikuara bëri sekuestrimin e 6 makinave me targa të huaja që qarkullojnë në vendin tonë.

Burime zyrtare nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA.al se, Policia e Korçës në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe të Migracionit bllokuan dhe sekuestruar 6 automjete te llojeve: Range Rover, Mercedez Benz,Volsvagen dhe Opel, të cilat kanë rezultuar të vjedhura në Itali, Serbi dhe Bullgari e që më pas janë trafikuar në vendin tonë.

Më tej mësohet se në kuadër të po këtij operacioni janë verifikuar edhe 200 automjete të tjera me targa të huaja, por që pas verifikimeve përkatëse kanë rezultuar të rregullta.

a.y/NOA

KOMENTE