English

Homazhe për Leka Zogun, policia merr masa për trafikun

Tiranë, 2 dhjetor 2011, NOA- Policia e Tiranës nëpërmjet një komunikimi për mediat bën me dije se për shkak të homazheve që do zhvillohen në sallën e sancacve të Parlamentin në nder të pretendentit për fronin mbretëror, Leka Zogu do të merren masa për moslejimin e krijimit të trafikut.

Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, nga ana e Policisë Rrugore ditën e nesërme nga ora 08.00 deri në orën 13.00 do merren masat për bllokimin e trafikut dhe moslejimin e parkimit të mjeteve, në segmentin rrugor përgjatë rrugës Xhorxh W. Bush nga sheshi “Sulejman Pasha” deri te Bulevardi “Zhan D’Ark”, ura e rrugës së Elbasanit.

Sipas bluve, thuhet se këto masa merren për të lejuar përfundimin e ceremonisë mortore të Leka Zogut me qetësi dhe rend të plotë.

a.y/NOA

KOMENTE