English

Kandidatët zyrtarë për Kryesinë e PS

Tiranë, 2 dhjetor, 2011, NOA – Kreu i Partisë Socialiste ka propozuar pak minuta më parë kandidatët për Kryesinë e selisë rozë. Rama u shpreh se do të ketë një përfaqësim të denjë të grave dhe burrave. Ai u shpreh se Kryesia do të marrë parasysh një sërë kriteresh që synojnë një përfaqësim sa më të denjë.

“Janë tre nivelesh kandidaturash që duhet të vlerësohen; anëtarët dhe anëtaret e Kryesisë aktuale, deputetët që krijuan kushte shpirtërore dhe organizative në zonat e tyre elektorale, të zgjedhur vendorë që i vunë thekse të forta fitores sonë në 8 maj dhe që duhet të kenë më shumë përgjegjësi në zgjedhjet e ardhshme, si dhe disa individ që duhet të kenë vlerësim”, tha Rama.

Ai u shprehe se kryesia e kaluar ka pasur mjaft probleme. “Kryesia e shkuar kaloi një paralizë, por përgjegjësia është sa e secilit dhe aq e përbashkët, duke nisur nga unë”, tha Rama.

Kandidati për kreu e Asamblesë

Gramoz Ruçi

Gratë kandidate për Kryesinë

Arta Dade

Adelia Farrici

Eglantina Gjermeni

Irena Kallco

Lindita Nikolla

Luiza Xhuvani

Mimi Kodheli

Vasilika Hysi

Valentina Leskaj

Mimoza Hafizi

Burrat kandidatë për Kryesinë

Namik Dokle

Pandeli Majko

Ben Blushi

Arben Isaraj

Erion Brace

Arben Malaj

Hetem Ruka

Namik Kopliku

Saimir Tahiri

Ditmir Bushati

Vangjush Dako

Qazim Sejdini

Niko Peleshi

a.k/NOA

KOMENTE