English

Kapet autori i plagosjes në Golem të Shkodrës

Shkodër, 2 dhjetor 2011, NOA- 26 vjeçari Albert Paja është vënë në prangat e policisë së qytetit të Shkodrës pasi dyshohet të jetë autori i plagosjes së një 19 vjeçari në fshatin Golem.

Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, mbrëmjen e djeshme Paja, banues në fshatin Dobraç, u kap nga efektivët e policisë pasi rezultoi se është autor i ngjarjes së ndodhur mesditën e djeshme, në fshatin Golem, ku është plagosur me armë zjarri , në këmbë 19 vjeçari me emrin Eugen L., banues në po këtë fshat.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit, për motive të dobëta, mes dy të rinjve.

a.y/NOA

KOMENTE