English

Kërkimi online për çdo aplikim

Tiranë, 1 dhjetor 2011, NOA - Gjithkush që paraqet një kërkesë apo aplikon për një leje të caktuar në instuticionet shtetërore, tani mund të ndjekë se në ç`pikë të procedurës ndodhen ato, online. Projekti "Gjurmueshëria", i cili mundësohet nga Ministria e Inovacionit, në bashkëpunim me kuadrin e marrëveshjes për partnerite strategjike me Mikrosoftin, do ta sigurojë tashmë një gjë të tillë. “Shqipëria ka ecur shumë në teknologjinë e informacionit. Gjatë këtyre viteve mbi 50 përqind e shqiptarëve kanë akses të përdorin internetin dhe kjo falë edhe të projektit të qeverisë për një Shqipëri dixhitale”, tha ministri Pollo, duke garantuar se kështu ndihmohet biznesi. ka theksuar Pollo. Projekti i prezantua në konferencën "Microsof Day", ku morën pjesë 300 profesionistë të Tikut nga administrate publike, sektori i bankave, telekominikacionit etj.

a.q/NOA

KOMENTE