English

Korrupsioni, Edi Rama: Shqipëria në pikiatë

Tiranë, 1 Dhjetor 2011 NOA - I menjëhershëm ka qenë reagimi i Kryetarit të PS pasi Transparency Interancional Albania publikoi indeksin e perceptimit për korrupsionin.

Sipas të dhënave të TIA-s Shqipëria ka zbritur shkallët në indeksin e perceptimit të korrupsionit nga e 89 që renditej në 2010 në vendin 95 në vitin 2011, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Kryetari socialist Edi Rama duke përdorur edhe sot faqen e tij zyrtare në rrjetin social Twitter shkruan se vendi tashmë është në pikiatë dhe shton:

“Është domosdoshmëri një rilindje, duke iu referuar Programit të ri të PS: “Shqipëria pikiatë në renditjen e Transparency International. Vendi më i korruptuar i Europës. Emergjence për një Rilindje Shqiptare!”.

Rama vë në dukje se Shqipëria këtë vit renditet në vendin e 95-të, së bashku me vende si Tonga, Kiribati e Suazilandi. Ky indeks mat perceptimin e korrupsionit në sektorin publik për 183 vende.

e.t/NOA

Ndiqni videokroniken mbi raportin e TIA

KOMENTE