English

Kryesia “ndryshe” e PS, Rama: Vumë gur themeli

Tiranë, 2 dhjetor 2011, NOA – Ky fillim dhjetori ka sjellë zhvillime të reja brenda Partisë Socialiste. Që prej ditës së sotme, partia më e madhe në opozitë do të drejtohet nga struktura të rinovuara si kryesia dhe sekretariati.

Në listën e personave më të votuar nga anëtarë e Asamblesë kombëtare bien në sy prania e njerëzve që njihen tashmë si kritikë të kryesocialistit, si Ben Blushi, Andis Harasani apo Marko Bello, ndërsa nuk ka asnjë informacion për marrëdhënien e ardhshme të Kastriot Islamit me socialistët.

Kryetari Rama u shpreh i kënaqur nga votimi i sotëm, ku nuk arriti të çohej deri në fund numërimi i parë elektronik i votave në Shqipëri.

“Për fat të keq prova për model elektronik numërimi, nuk funksioni tërësisht e për të mos lënë shteg keqkuptimi iu kthyem atij manual. Makina e përdorur nuk është e teknologjisë së zgjedhjeve, por në provimet e universiteteve, kërkonte saktësi nga votuesi në vendosjen e shenjës brenda katrorit.

Por ne , konfirmuam se numërimi elektronik me mjetet e posaçme është zgjidhje për t’i dhënë fund zaptimit të votës nga segmente politike”, u tha Rama gazetarëve në mbrëmje.

Sipas tij, kryesia e re e PS, është mishërim i bindjes se, “ së bashku mund t’i kthejmë të gjitha energjite dhe axhendat në një energji të përbashkët”.

Jam i kënaqur që edhe ata që kanë spikatur si mendim ndryshe janë sot pjesë e kryesisë së re. Them se edhe për ta vota e sotme do të jetë një përgjegjësi e re.

Duhet t’i garantojmë shqiptarët se kemi program transformues por edhe jemi në gjendje ta jetësojmë atë.

Jemi ndryshe, sepse rivalitetet dhe diversitet i shohim si pasuri që kemi përgjegjësi ta administrojmë me suskes”, tha kryesocialisti.

Kryesia e re e PS-së

Pas 10 orësh votimi dhe numërimi janë përzgjedhur 17 emrat e e rinj të kryesisë.

Gramoz Ruçi

Mimi Kodheli

Ditmir Bushati

Erion Braçe

Ben Blushi

Arta dade

Shkëlqim Cani

Pandeli Majko

Arben Malaj

Eglantina Gjermeni

Namik Dokle

Vangjush Dako

Lindita Nikolli

Besnik Baraj

Valentina Leskaj

Sajmir Tahiri

Arben Isaraj

Përbërja e sekretariat, ndryshime në strukturë dhe emra.

Blendi Klosi, Sekretar Organizativ

Damian Gjiknuri,Sekretar për Çështjet Zgjedhore

Ilir Beqja, Sekretar për Programin

Bashkim Fino, Sekretar për Pushtetin Vendor

Arben Ahmetaj, Sekretar për Sipërmarrjen dhe Grupet e Interesit

Armando Subashin, Sekretar për Burimet Njerëzore

Erjon Veliaj, Sekretar për Emigracionin dhe Rininë

Ndre Legisi, Sekretar për Koalicionin

Fatmir Xhafaj, Sekretar për Koordinimin

a.q/NOA

KOMENTE