English

Lenovo pushton tregun me tableta Android dhe smartphone

Kinë, 2 Dhjetor 2011 NOA/Rid Bulku - Lenovo ka prezantuar të rejat më të fundit për tregun ose e thënë më mirë për tregun kinez.

Pas eventit në Pekin, mund të admirojmë tre tableta të gamës LePad dhe smartphonin e ri LePhone S2. Të katër këto aparatura suportojnë sistemin operativ Android.

Për sa i përket tabletave, tre modelet me Honeycomb i korrespondojnë emrave të Lenovo LePad 2005 me diagonale 5 polësh, Lenovo LePad 2007 me ekran 7 polësh dhe Lenovo LePad 2010 prej 10 polësh.

Ndërsa smartphone LePhone S2 është i pajisur me sistem operativ Android Gingebread në versionin 2.3.4, ekran 3.8 WVGA LCD dhe një procesor Snapdragon MSM8255 1.4 GHz single-core Scorpion, që mund të jetë i barazvlefshëm me një dual-core.

Ai do të jetë i pranishëm në dy versione me konfigurim 512MB RAM/ 8GB dhe 1GB RAM/ 16GB me kamera 8 megapixel dhe videoregjistrim Full HD, GPS, Wi-Fi dhe Bluetooth, raporton agjencia e lajmeve NOA.al. Bëhet e ditur se çmimi do të jetë rreth 370 euro.

r.b/NOA

KOMENTE