English

OKB: Siria ka hyrë në luftë civile

Nju Jork, (SHBA), 2 dhjetor, 2011, NOA -Zyrtarja më e lartë e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut tha se goditja e rëndë kundër protestuesve antiqeveritarë në Siri ka degjeneruar në Luftë Civile.

Komisioneria e të drejtave të njeriut Navi Pillai u tha gazetarëve në Gjenevë dje se një numër gjithnjë e më i madh ushtarësh po dezertojnë dhe po ngrenë armët kundër qeverisë. Ajo tha gjithashtu se “të dhëna të besueshme” nga Siria tregojnë se numri i të vrarëve gjatë tetë muajve të kaluara të trazirave është shumë më i lartë nga 4000 që është konfirmuar nga Kombet e Bashkuara.

Këshilli i të drejtave të njeriut të Kombeve të Bashkuara do të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme sot për të diskutuar krizën.

Por zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Mark Toner, tha se dhuna në Siri nuk duhet të karakterizohet si luftë civile sepse qeveria është në masën më të madhe përgjegjëse për përdorimin e forcës.

Siria ka refuzuar t’i japë fund goditjes ndaj protestuesve, duke thënë se kjo është përgjigja e nevojshme ndaj sulmeve “të terroristëve të armatosur” kundër civilëve dhe forcave të sigurimit.

NOA/VOA

KOMENTE