Tiranë, 2 dhjetor 2011, NOA- Sipas MeteoAlb, nesër, i gjithë vendi do të dominohet nga moti i vranët. Vranësira më të dendura do të ketë në vijën bregdetare të cilat gjate orëve të mesditës do ti rrezikojnë këto zona nga shira të dobët e afat-shkurtër.
Pjesa e dytë e ditës do të shtojë vranësirat në të gjithë vendin duke rrezikuar në zona të veçanta shira të izoluar por më të dendura vranësirat do të paraqiten në veriperëndim të Shqipërisë duke rrezikuar shira të dobët e afat-shkurtër. Në mbrëmje dhe gjatë natës vranësirat do të mbeten prezent në të gjithë territorin.
Situata termike nuk paraqet ndryshime, temperaturat e ajrit do të ruajnë vlera konstante si në mëngjes po ashtu edhe në mesditë.
Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h ndërsa drejtimi i saj do të jetë nga Veriperëndimi duke gjeneruar në Adriatik dhe Jon dallgëzim 2 ballë.
Europa
Edhe nesër, vendet Nordike do të mbeten me vranësira dhe reshje shiu e dëbore por vranësirat dhe shirat do të zhvendoset drejt vendeve të Balltikut duke bërë që shirat të bien me intensitet më të lartë. Situata do të vijojë e njëjtë në Ishujt Britanike si edhe në Europën Qendrore pasi vranësirat dhe shirat do të mbeten prezente në këto rajone por në pjesën e dytë të ditës ato do të zhvendosen drejt zonës së Alpeve dhe në veri të Italisë ku në Alpe reshjet do të jenë në formë dëbore. Situata meteorologjike do të paraqitet e favorizuar në pjesën Lindore të kontinentit Europian si edhe gadishullit të Ballkanit ku mot i kthjellët do të jetë dominues.
Ngjarje ekstreme në Europë:
- Polonia rrezikon reshje shiu e dëbore si dhe stuhi të forta ere
- Zona e Alpeve rrezikohen nga reshje të dendura dëbore
- Franca dhe Gjermania alarmojnë rrebeshe shiu
a.y/NOA