Tiranë, 02 dhjetor 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e premte, 2 dhjetor 2011.
Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor në numrin e sotëm: “Atentati, vritet me 14 plumba biznesmeni”, i cili flet për ngjarjen e ndodhur dje në Fier. Disa tituj të tjerë janë; “Blushi: Edi Rama kryeministër është kthyer në një hall që po dëmton PS”, “Kodet me 84 vota, kriset marrëveshja PD-PS”, “Korrupsioni, TIA: Shqipëria zbret 8 vende më poshtë”.
Gazeta “Shekulli” ka si argument kryesor në numrin e sotëm: “Blushi: Nuk synoj kreu e PS, më 2013-ën pa LSI”, i cili flet për deklaratat e deputetit socialist. Disa tituj të tjerë janë; “Kryesia e PS, 25 emrat sot”, “Si e rrethoi SHIK Leka Zogun me Hotel Dajti më 1993”, “Fieri, sulmohet me leva dhe trapan zyra e kreut të qarkut”.
Gazeta “Koha Jonë” hapet me titullin:" Ligji i plehrave, KE rrëzon Bamir Topin". Disa tituj të tjerë janë:"Blushi: Rikandidimi i Rames, gafë politike e një njeriu megalloman", "Inva Mula: Jeta e artistit, jo ajo që shikojmë, është më interesante", " Ermelinda Meksi: Vendimi i BSH, pse është pozitiv".
Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor në numrin e sotëm; “Blushi: Berisha ka vrarë 4 shqiptarë”. Disa tituj të tjerë janë; “Ekzekutim mafioz në mes të Fierit”, “Ina Rama: Hetim edhe manipulimit të provave”, “Dosjet e privatizimeve hetohen për pastrim”, “Opozita: Alibeaj dhunon institucionet e Këshillit”.
“Gazeta Shqiptare” ka si argument kryesor në numrin e sotëm: “Blushi: Në PS ka njerëz pa arsye, Rama megaloman”, i cili flet për deklarata e dhënë nga deputetit socialit në interivistën e djeshme në “Top-Channel”. Disa tituj të tjerë të gazetës janë: “Inva Mula dhe Hetemi rrëfejnë dashurinë: U njohë në Izrael”, “Edi Rama: Ne jemi vendi më i korruptuar në Europë”, “Vizar Zhiti, si e festoi ditëlindjen në qeli më ‘79”.
Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor në numrin e sotëm: “Prishet konsensusi PD-PS, anulohet seanca”, i cili flet për miratimin e ligjeve që kërkojnë 3/5 e votave. Disa tituj të tjerë; “Blushi: Kandidimi i Ramës gafë politike, ja pse LMN nuk u bë parti”, “Varrimi si President, 21 të shtëna arme për Leka Zogun”.
Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.
a.k/NOA