Nju Jork, 1 dhjetor 2011, NOA – Një prej qyteteve më të mëdha në botë, sa i takon festimeve është gati për të pritur Krishtlindjet.
Në Nju Jork, u vendos sot pema e madhe e festës, raporton agjencia NOA.al. E ardhur nga Pensilvania, kjo pemë ka një gjatësi prej 30 metrash.
Sot u ndezën 3 mijë dritat e saj, ndërkohë që në majë u vendos një yll i tëri i mbuluar më gurë Svarovski.
Njujorkezët do të kenë mundësinë ta shijojnë atë për ta paktën një muaj.
Këtë vit ceremonia e vendosjes së pemës u organizua për të 79 e nëntën herë në qendrën Rolfeler dhe u ndoq nga më shumë se 500 mijë persona.
a.q/NOA