Sarandë, 2 dhjetor, 2011, NOA – Një person është plagosur orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Sarandës. Mësohet se personi i qëlluar me breshëri Kallashnikovi është Rudin Haxhia.
Policia ka nisur hetimet e menjëhershme për zbardhjen e ngjarjes. Ndërkohë që Haxhia është shtruar në spital dhe ka marrë ndihmën e parë mjekësore. Sipas policisë, Haxhia punonte bodigard në një disko të qytetit bregdetare. Ai është plagosur edhe një herë më parë gjatë vitit 1997. Policia po heton për konfliket e mundshme që mund të ketë pasur Haxhia.
a.k/NOA