Tiranë, 2 dhjetor 2011, NOA - Policia e Tiranës i ka vënë prangat një 54 vjeçar, i cili prodhonte dhe shiste ushqime të rrezikshme për shëndetin. Burimet zyrtare pranë policisë së kryeqytetit thanë për agjencinë NOA.al se nga operacioni i koduar "Redon“, është arrestuar Fatmir Haka, 54 vjeç, banues në Tiranë, i cili në momentin e ndalimit po transportonte një sasi pijesh alkoolike. Nga kontrolli i bërë nga policia në banesën e tij çuan në zbulimin e një punishteje ku prodhoheshin pije të ndryshme alkoolike, kryesisht konjak. Haka e ushtronte aktivitetin në mënyrë të palicencuar dhe të paregjistruar, duke vënë në rrezik shëndetin e konsumatorit.
a.q/NOA