Tiranë, 2 dhjetor, 2011, NOA – Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama tha sot në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare ku do të zgjidhen anëtarët e Kryesisë së Asambleja aktuale do të merret në mënyrë specifike me territorin dhe takimin me zgjedhësit. Ai u shpreh se do të ngrihet një strukturë vetëm me territorin.
“Kjo është Asambleja e betejës së ardhshme zgjedhore. Kjo do të jetë Asambleja e punës me territorit. Çdo anëtar duhet ta kuptojë se duhet të jetë pranë çdo organizate nga veriu në jug. Fjalëkyçi i punës së çdo anëtari të Asamblesë është territori”, tha Rama.
Ai tha se do të jetë një forum që u jep zë gjithëve dhe nuk lejon shkëputjen e drejtuesit të partisë apo kryesisë nga realiteti i bazës. Rama prezantoi dhe ngritjen e një këshilli të të urtëve.
“Po ashtu do të ngremë një Këshill Politik, apo Këshillin e të Urtëve që do të mblidhen ën kohën të caktuara. Do të mbledh nga më të moshuarit tek më të rinjtë”, tha Rama. Në këtë Këshill do të jenë Servet Pëllumbi, Ylli Bufi, Namik Dokle, Pandeli Majko, Maqo Lakrori, Luan Hajdaraga, Bashkim Zeneli, etj. Në krye të Asamblesë Rama propozoi Garmoz Ruçin, si kandidaturë të vetme.
a.k/NOA