English

Reali insiston për Roomey

Spanjë, 2 dhjetor NOA - Florentino Perez kërkon të realizojë një ëndrrën e tij të vjetër. Sipas shtypit spanjoll dhe atij anglez, presidenti i Real Madrid nuk ka hequr ende dorë nga ideja për të marrë Wayne Rooney nga Manchester United. Për të realizuar këtë qëllim ai është i gatshëm të ofrojë një shifër prej 70 milionë eurosh, që do të grumbullohen dhe falë shitjeve të Khediras dhe Gonzalo Higuain. Mesfushori gjerman është një lojtar që në krahun tjetër preferohet shumë nga Alex Ferguson dhe mund të bëhet drejtpërdrejtë pjesë e kësaj tratative me një vlerësim prej 20 milionë eurosh. Në krahun tjetër sulmuesi argjentinas është pjesë e dëshirave të presidentit të Chelsea Abramovich, i cili është shprehur i gatshëm për një ofertë prej 50 milionë eruosh në drejtim të Realit për të siguruar shërbimet e tij. r.b/NOA

KOMENTE