English

Rihanna, një bionde magjistare

Londër, 2 dhjetor NOA - Një veshje sensuale, kapele e bardhë dhe mbi të gjitha flokët bionde. Rihanna ndryshon luk për të xhiruar videon e këngës së re të saj “You Da One”. Këngëtarja më origjinë nga Barbados, faktikisht, gjatë këtyre ditëve që ka qëndruar në Londër ka shfaqur një stil të paparë ndonjëherë tek ajo, me një veshje duhet thënë tepër provokuese në stilin e një magjistari pasi në dorë mbante pikërisht dhe një shkop. Për tu theksuar se për të disatën herë ajo vazhdon të befasojë me perforamancat e saj. Ndërkohë Rihanna është bërë pjesë e historisë së muzikës pasi me këngën e saj të re “We Found Love” i marrë nga albumi “Talk That Talk” që u publikua më 22 nëntor, këngëtarja ka arritur për të njëmbëdhjetën herë në vendin e parë të klasifikimit të Billboard Hot 100. r.b/NOA

KOMENTE
  • Erlisa Loressa06:35 - 02 Dhjetor 2011
    te duaa shum rihanna edhe pse ste njohh edhe aqq