English

Rrahën dhe shanë policët, ndalohen 4 të rinj

Durrës, 2 dhjetor 2011, NOA – Policia e Durrësit ka ndaluar 4 të rinj pasi akuzohen për goditje ndaj forcave të rendit dhe për fyerje. Një prej tyre është arrestuar, ndërsa tre të tjerët po ndiqen në gjendje të lirë.

Të rinjtë Gentjan Seci, 23 vjeç, banues ne Tiranë, A.Gj., 25 vjeç, B.S., 25 vjeç, A.Zh., 18 vjeç janë kapur nga forcat e rendit dje rreth orës 20.00. Ata udhëtonin me një makinë në qytetin e Durrësit dhe nuk i janë bindur urdhrit për të ndaluar nga patrulla e Policisë Rrugore.

Pas ndjekjes nga policia, të rinjtë janë ndaluar. Por gjatë kontrollit të dokumenteve ata kanë gjuajtur forcat e rendit dhe i kanë fyer. Ndërkohë që drejtuesi i mjetit, A.Zh nuk kishte patentë për drejtimin e makinës. Policia arrestoi Gentjan Secin, ndërsa tre të tjerr janë nën hetim në gjendje të lirë.

a.k/NOA

KOMENTE