Tiranë, 2 dhjetor 2011, NOA- Kryetari i grupit kuvendor socialist Gramoz Ruçi, është rizgjedhur sërish në postin e kreut të Asamblesë Kombëtare të kësaj partie.
Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, nga votimi i bërë nga anëtarët e Asamblesë, Ruçi ka marrë 163 vota pro nga 210 që ishin në total, vetëm pak më shumë se numri total i tyre, ndërsa pjesa tjetër duke mos dashur të votojnë kundër kanë abstenuar.
Ndërkaq mësohet se Gramoz Ruçi ishte kandidatura e vetme për këtë post 4 vjeçar, ndërsa më vonë pritet të shpallen edhe emrat e dalë nga votimi për Kryesinë e Partisë Socialiste.
Ndërkaq u votuan edhe sekretarët e rinj në PS.
Sekretarët e zgjedhur në Asamble:
Sekretar Organizativ
Sekretar për Programin
Ilir Beqja
Sekretar për koalicionin
Sekretar për burimet njerëzore
Armando Subashi
Sekretar për Emigracionin
Sekretar për Çështjet Zgjedhore
Damian Gjiknuri
Sekretar për Çështjet Ligjore
Sekretar për pushtetin vendor
Sekrterar për sipërmarrjen dhe grupet e interesit
a.y/NOA