Kore e Jugut, 2 dhjetor NOA - Gjashtë punonjës të një varreze në Korenë e Jugut janë arrestuar me akuzën se kanë shitur dhëmbë prej ari të cilat i kanë marrë nga trupat e kufomave. Policia ka bërë të ditur që të gjashtë punonin në pesë vende të ndryshme dhe mblidhnin pjesët e çmuara e më pas i shisnin ato në këmbim të parave. Njëri prej tyre kishte arritur të përfitonte një sasi parash prej 20 milionë won nga kjo tregti e paligjshme që janë të barasvlershme me rreth 17.730 mijë dollarë. Krahas punonjësve të sipërpërmendur, kanë përfunduar në pranga dhe pronari i një dyqani bizhuterish dhe dy blerës të këtyre pjesëve të arta. Pas zbulimit të paligjshëm nga ana e policisë, autoritetet kanë vendosur të zgjerojnë hetimin në të gjithë varrezat e vendit. r.b/NOA