Tiranë 2 dhjetor 2011, NOA – Partia Socialiste do të zgjedh sot anëtarët e rinj të Kryesisë dhe Sekretariatit. Drejtuesit e rinj do të kenë një mandat katër vjeçar dhe do të zgjidhen nga rreth 280 anëtarë të Asamblesë Kombëtare.
Propozimi i emrave të rinj të Kryesisë do të bëhet nga kreu i selisë rozë Edi Rama. Në bazë të statutit të PS edhe anëtarët e Asamblesë Kombëtare kanë të drejtë të bëjnë propozime për emra të rinj që duhet të futen në procesin e zgjedhjes.
Mbledhja e Asamblesë do të nis paraditen e sotme në një lokal në periferi të Tiranës. Ndërkohë që pritet që në listën e kandidatëve të mos jenë disa nga përfaqësuesit e të ashtuquajturës Lëvizja për Mendimin Ndryshe. Në Kryesi pritet të hyjnë një sërë emrash të rinj deputetësh dhe anëtarë të Asamblesë.
Gjithashtu numri i Asamblesë së re do të jetë më i madh sesa ai aktual. Flitet për 25 anëtarë nga 16 që janë sot. Ndryshime rrënjësore do të ketë dhe në Sekretariatin e PS.
Kryesia aktuale e PS
1. Edi Rama
2. Arben Isaraj
3. Arben Malaj
4. Ben Blushi
5. Erion Braçe
7. Eva Allushi
8. Gramoz Ruçi
9. Ledi Shamku
10. Mimoza Hafizi
11. Namik Dokle
12. Pandeli Majko
13. Saemira Pino
14. Valentina Leskaj
15. Mimi Kodheli
16. Lindita Nikolla
Sekretarët aktualë të PS-së
Andis Harasani, Sekretar për Programin Politik
Arta Dade, Sekretare për Marrëdhëniet Ndërkombëtare
Blendi Klosi, Sekretar Organizativ
Edlira Haxhiymeri, Sekretare për Shoqërinë Civile dhe Shanset e Barabarta
Et’hem Ruka, Sekretar i Burimeve Njerëzore
Fatmir Xhafaj, Sekretar për Koordinimin dhe Çështjet Ligjore
Kastriot Islami, Sekretar për Çështjet Zgjedhore
Besnik Baraj, Sekretar për Çështjet e Mjedisit
a.k/NOA