Beograd, Serbi, 2 dhjetor, NOA - Shefi i grupi negociator serb në bisedime, Borisllav Stafanoviç tha se Kosova dhe Serbia kanë dështuar të arrijnë progres në bisedimet e zhvilluara në Bruksel.
Me mbikëqyrjen e Bashkimit Evropian, bisedimet kanë për qëllim që të zgjidhin një varg problemesh e mos marrëveshjesh në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Bisedimet e mbajtura gjatë të mërkurës dhe të enjtes u fokusuan në çështjen e menaxhimit të integruar të kufijve, si dhe në veton e Serbisë ndaj pjesëmarrjes së Kosovës në nismat rajonale.
Stefanoviçi ka treguar se nuk është caktuar ndonjë datë për rrethin e ri të bisedimeve.
a.k.NOA