English

Të dehurit ngacmojnë stjuardesat, avioni bën ulje emergjente‏

Vankuver (KANADA) 2 Dhjetor 2011, NOA - Dy persona të dehur kanë detyruar pilotët që të ulin me emergjencë aeroplanin në Kanada. Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në një prej linjave ajrore civile, kur dy burrat kanë konsumuar aq shumë alkool në avion, sa i kërkuan pilotëve të bënin një ndalesë të shkurtër.

George Campbell, 45 vjeç dhe Paul Wlson, 38 vjeç kanë rrezikuar jetën e rreth 300 pasagjerëve teksa kanë nisur të ngacmojë stjuardesat dhe e kanë bërë të pamundur flurimin e mëtejshëm të avionit.

Avioni udhëtonte nga Torontoja në Pekin. Gjatë nisjes dy pasagjerët kanë qenë të qetë, por pasi kanë marrë shampanjë në bord kanë nisur të bëhen të bezdisshëm për pasagjerët e tjerë.

Pas pak minutash fluturim ata kanë shkaktuar një pështjellin të tillë në sallë, sa pilotët u detyruan të bëjnë ulje emergjente në Vankuver, raporton agjencia e lajmeve NOA.al

Policia i ka pritur në aeroport dhe i ka mbajtur disa orë qeli, deri sa u ka dalë pija. Ndërkohë që dy burrat rrezikojnë të gjobitin nga 38 mijë dollarë kanadezë për rrezikun që u kanë sjellë pasagjerëve.

Ndërsa si masë garancie, u është ndaluar që tu afrohen avionëve për të udhëtuar për 4 vitet e ardhshme.

e.t/NOA

KOMENTE