SHBA, 2 Dhjetor 2011 NOA/Rid Bulku - Video-lojërat e dhunshme kanë një efekt tepër të fortë në trurin tonë, efekt i cili mund të zgjasë dhe një javë pasi është luajtur një lojë e tillë.
Ajo prek shumë zonat e kontrollit të emocioneve dhe të agresivitetit tek njeriu.
Një fakt i tillë është provuar nga një studim i prezantuar në një takim të “Radiological Society of North America”, që është kryer tek mbi 22 meshkuj mes moshës 18 dhe 29 vjeçare, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
Të rinjtë kanë paraqitur një reduktim në aktivizimin e disa rajoneve frontale të trurit, që janë të rëndësishme për të kontrolluar emocionet dhe sjelljen agresive.
r.b/NOA