English

Vrasjet seri në SHBA, hetime vetëm për një person

Nju Jork, (SHBA), 2 dhjetor, NOA - Hetuesit e policisë së Nju Jorkut në SHBA, mendojnë se një person i vetëm është përgjegjës për 10 vrasje të pazbardhura në Long Island. Të paktën 10 kufomat u gjetën mes dhjetorit të shkuar dhe prillit të këtij viti në një rrugë në afërsi të një plazhi, ç’ka i bënë hetuesit të mendojnë se bëhet fjalë për një seria kille.

Viktimat duket se janë zgjedhur nga vrasësi, ato janë 8 gra, një burrë dhe një fëmijë. Të paktë 5 prej viktimave femra janë identifikuar dhe rezultojnë se ato janë prostituta. Një pjesë e trupave u gjetën në lindje të Long Island.

Policia ka vendosur një shpërblim 25 mijë dollarë për atë që jep informacione për vrasësin.

a.k/NOA

KOMENTE