Amsterdam, 2 Dhjetor 2011, NOA - Studiuesit në “Erasmus Medical Centre Roterdam” (Holandë) kanë prodhuar një variant ekstremist ngjitës të virusit H5N1 që mund të përhapet me lehtësi për miliona njerëz, duke shkaktuar, kështu një pandemi.
Shkencëtarët, të udhëhequr nga Ron Fouchier, kanë zbuluar se mjaftojnë vetëm pesë modifikimeve gjenetike për ta kthyer virusin në një patogjen shumë ngjitës që mund të shkaktojë një epidemi e që mund të vrasë gjysmën e popullsisë botërore. Kërkimet e Fouchier janë pjesë e një programi më të gjerë që synon kuptim më të mirë të funksionimit të virusit H5N1.
Ishte pikërisht Fouchier që pranoi se varianti i virusit të modifikuar gjenetikisht është një prej viruseve më të rrezikshme që kanë qenë krijuar ndonjëherë.
Gjithashtu një grup tjetër studiuesish në Universitetin e Wisconsin, në bashkëpunim me Universitetin e Tokios arriti në një rezultat të ngjashëm me atë të Fouchier, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
E gjithë kjo ka sjellë polemika në mjedisin shkencor. Për momentin debat është përqendruar në faktin nëse duhet apo jo publikuar studimi. Shumë shkencëtarë janë të shqetësuar për mundësinë që, në duar të gabuara, virusi mund të kthehet një armë biologjike.
Në Shtetet e Bashkuara polemikat janë më të nxehta. Thomas Inglesby, një ekspert për bioterrorizmin dhe drejtor i Center for Biosecurity University of Pittsburgh është kategorik: "Është vetëm një ide e keqe ajo për ta kthyer një virus vdekjeprurës në një virus shumë ngjitës dhe vdekjeprurës. Është një ide e keqe për të publikuar rezultatet e hulumtimit që të tjerët mund ti kopjojnë". Edhe, Richard Ebright, një biolog molekular në Universitetin e Rutgers në New Jersey thotë: "Kjo nuk duhej bërë".
Publikimi i studimit, megjithatë, sipas Fouchier, do të ndihmonte komunitetin shkencor për t'u përgatitur për një pandemi të virusit H5N1. Në të njëjtën linjë me Fouchier qëndron Fabrizio Pregliasco, në Universitetin e Milanos: "Mos lejimi i publikimit të studimit do ti lejë hulumtuesit në errësirë për t'iu përgjigjur një epidemie. Shkëmbimi i njohurive është thelbësor për të parashikuar rrezikun e një pandemie”.
k.a/NOA