English

Bllokohet numri më i madh i videove porno me fëmijë

Kalifornia e Jugut, (SHBA) 3 dhjetor 2011, NOA – Policia në Kaliforninë e Jugut ka arritur të bllokojë një nga koleksionet më të mëdha në botë me materiale pornografike. Majkëll Peterson, personi i arrestuar nga policia, kishte të ruajtura në memorien e kompjuterit të tij mbi 500 mijë foto pornografike me fëmijë dhe 7 500 video. 58-vjeçari është arrestuar dhe rezulton i përfshirë në tre rrejte të mëdha kriminale që merren me shpërndarjen e fotove dhe videove porno për fëmijë.

Thom Mozrek, shefi i policisë në Kaliforni tha se është hera e parë që bllokohet një sasi kaq e madhe materialesh pornografike në të cilat ka pedofili, gjë që është e ndaluar rreptë nga ligji në SHBA. “Na ndodh shpesh të bllokojmë disa dhjetëra apo qindra foto. Por kaq shumë nuk kam parë ndonjë herë në një vend. Ky mund të jetë koleksioni më i madh i pornografisë me të mitur në SHBA”, tha Mozrek.

Sipas tij, vajzat në video dhe në foto janë të moshës 14-18 vjeç. Hetimet kanë vënë në pranga dhe 6 persona të tjerë dhe po hetohet për vendin ku prodhoheshin videot dhe fotot, të cilat më pas shiteshin në internet.

a.k/NOA

KOMENTE