English

Çaj i krijuar nga jashtëqitja! Dhe është më i shtrenjti në botë

Pekin, Kinë, 3 Dhjetor 2011 NOA - Nuk bëhet fjalë për një recetë të veçantë me pluhur ari a diamanti, por për çajin më të shtrenjtë në botë realizuar nga jashtëqitjet e pandave.

An Yanshi në Kinë ka vendosur të thyejë rekordin botëror për çajin më të shtrenjtë në botë.

Ai ka mbledhur 5 tonë jashtëqitje pande dhe ka krijuar një lloj të ri çaji. Sipas tij çaji ka një aromë të veçantë dhe do të vlerësohet nga konsumatorët.

Sipas An Yanshi , çaji do të shitet 50 mijë dollarë për një kilogram!

"Pandat kanë një organizëm që ndihmon tretjen e ushqimit dhe ata absorbojnë vetëm 30% të asaj që ata hanë, kjo do të thotë se jashtëqitjet e tyre janë të pasura dhe ushqyese", thotë Yansha.

Kjo nuk është hera e parë ku kërkohet të prodhohen produkte nga stomaku i kafshëve.

Në Indonezi, në fakt është realizuar kafeja më e shtrenjtë në botë nga macet, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

a.e/NOA

KOMENTE