English

Dënohet se nuk bën seks me gruan, vlojnë mediat në Francë

Francë, 3 Dhjetor 2011 NOA/Rid Bulku - Nuk kryen më marrëdhënie seksuale me gruan tënde? E pra kështu si paskën ardhur kohët, ti duhet ta dëmshpërblesh atë. Në Francë të paktën po funksionon në këtë mënyrë dhe po shndërrohet në fenomen alarmant për burrat që nuk bëjnë seks rregullisht me gratë.

Faktikisht një gjykatës ka dënuar me një gjobë prej 10 mijë eurosh një person, i cili duhet t'i paguajë bashkëshortes së tij, pasi nuk ka plotësuar detyrimet seksuale në drejtim të saj.

Çështja, aktualisht ka hapur diskutime të mëdha në këtë vend dhe është nxjerrë në pah nga Gjykata e Apelit në Aix-en-Provence. Çifti është i martuar prej 21 vitesh, por në kohët e fundit martesa me sa duket është zbehur.

Vetëm për të evituar raportet seksuale me bashkëshorten, personi në fjalë ka shpikur justifikime të të gjitha llojeve: probleme false me shëndetin e tij e deri tek lodhja kronike.

Gruaja, në krahun tjetër, ka kërkuar në të gjithë mënyrat që të ndezë pasionin e dikurshëm me babain e fëmijëve të saj, por çdo përpjekje duhet thënë se ka shkuar dëm, raporton agjencia e lajmeve NOA.al duke cituar mediat franceze që këto ditë po vlojnë për fenomenin.

Kështu, pas shumë dështimeve të zonjës, ajo vendosi t'i drejtohej gjykatës, duke i çuar atyre një provë tepër të rrallë të këtij lloji, një letër në të cilën bashkëshorti i shpjegon asaj se është tepër i lodhur për ta nderuar atë me detyrimet martesore.

r.b/NOA

KOMENTE