English

Edi Rama: Vdiq autori i Ali Pashë Tepelenës, lajm i keq

Tiranë, 3 Dhjetor 2011 NOA - “Lajm i trishtuar! Ndërroi jetë autori i Ali Pashë Tepelenës. S'ishim miq, por çmoj shumë librat e zonjën e tij që e ngushëlloj nga zemra”.

Me këtë mesazh shpreh dhimbjen për humbjen e jetës së kryetarit të nderit të Partisë Republikane, Sabri Godo, kryetari i PS, Edi Rama.

Në emër të socialistëve shqiptare Rama i shprehu ngushëllimet familjes së Sabri Godos. Kurse vuri në dukje: “Sabri Godo ishte një kundërshtar politik i Partisë Socialiste por ka qenë e do të mbetet për ne një figurë e respektuar e këtyre dy dekadave tranzicion, si njëri ndër autorët e Kushtetutës së Shqipërisë dhe si një aktor me rëndësi i jetës politike shqiptare i cili në momentet e vështira të vendit u mundua ngaherë të ndihmojë për të gjetur rrugën e arsyes”.

“Po ashtu Sabri Godo do të çmohet gjithnjë prej nesh për konsekuencën e tij në mbrojtjen e interesave e vlerave tona kombëtare”, - përfundon mesazhi i z.Rama.

e.t/NOA

KOMENTE