English

Engel: KFOR të largojë barrikadat

SHBA, 3 dhjetor, 2011, NOA - Kongresmeni demokrat, Eliot Engel thotë se ngjarjet e fundit në veriun e Kosovës janë shkaktuar nga grupe kriminale serbe të cilat synojnë ndarjen e Kosovës.

"KFOR-i duhet të marrë masa për largimin sa më parë të barrikadave të krijuara nga grupet kriminale. Kosova nuk mund të jetë 100 për qind e plotë pa pjesën veriore, nuk ka Kosovë 90 për qind dhe Kosovë 10 për qind - Kosova është 100 për qind” , deklaroi ai.

Ai ka folur edhe për Rrugën e Kombit, projektin më madhor të shqiptarëve.

“Kjo rrugë, e cila lidh dy vendet po ndërtohet në një kohë kur Kosova dhe Shqipëria, janë për hapjen e kufijve të saj me vendet e tjera. Ndërsa në Serbi janë duke i mbyllur kufijtë e tyre siç janë duke bërë bllokimin e rrugëve në veri të Mitrovicës. Por, vendet e NATO-s, KFOR-i e tjerë, nuk do të tolerojnë paligjshmëri në kufi , nuk do të tolerojnë institucionet paralele, nuk do të tolerojnë shkelje të ligjit, nga kushdo qoftë ai", tha Engel.

a.k/NOA

KOMENTE