Romë, 3 dhjetor 2011, NOA – Dënime të rrepta për këdo, që tenton të hakmerret ndaj një pasioni të pamundur, duke bërë publike në mjedisin e punës flirtin e personit të dëshiruar, me një kolege tjetër, e cila për më tepër mund të jetë edhe e martuar.
Pikërisht kjo i ka ndodhur për fat të keq Carlo R., një klienti të një banke në Torino, i cili është dënuar me një vit e dy muaj burg, përveç një gjobe për dëm moral, të shkaktuar ndaj palës tjetër.
Punonjësi i bankës u dënua me akuzën e dhunimit të privatësisë dhe shqetësimit publik kundrejt një punonjëseje, që refuzonte ftesat e tij për darkë.
mit/NOA