Tiranë, 3 dhjetor 2011, NOA- Vetëm pak çaste më parë trupi i trashëgimtarit për fronin mbretëror Leka Zogu i I-rë, u nda përgjithmonë nga të dashurit e tij.
Ashtu si dhe i ka hije pinjollit të një familje mbretërore, trupi i të ndjerit u nderua me të shtëna armësh nga Garda e Republikës.
Krerët më të lartë të shtetit shqiptar, Presidenti Topi, Kryeministri Berisha, Kryeparlamentarja Topalli, Kryebashkiaku Basha dhe një sërë personalitetesh të tjerë të vendit i dhanë lamtumirën e fundit duke i hedhur një dorë dhe, birit të Mbretit të shqiptarëve.
Por veçohet prania e Presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga e cila ka nderuar pretendentin për fronin mbretëror, në lamtumirën e tij të fundit duke i bërë edhe nderimet përkatëse.
Mësohet se trupi i të ndjerit do të prehet pranë trupit të nënës së tij Mbretëreshës Geraldinë.
a.y/NOA