English

Iktus, alarm për femrat në moshë

Milano, 3 Dhjetor 2011 NOA/Rid Bulku - Iktuset janë më shumë të pranishme tek femrat se sa meshkujt, madje shfaqen dhe më fatale për ato, pasi vijnë më vonë në kohë.

Duke qenë se nuk kanë simptoma të specifikuara, në këtë mënyrë diagnoza shpesh herë është e vonuar dhe si rrjedhojë rezulton fatale.

Ky është një alarm i lançuar nga ekspertët e goditjeve në tru dhe kardiopative. Diçka e tillë është njoftuar në Milano, gjatë një konference të titulluar “Women stroke association”, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Të dhënat tregojnë që mbi moshën 80-vjeçare femrat e goditura nga iktuset janë në një shifër prej 20% më shumë se sa meshkujt.

Më tej, pas moshës 85 vjeçare janë verifikuar se kanë qenë vetëm femra, ato që kanë pësuar goditje të këtij lloji, pasi meshkujt jetojnë më pak.

r.b/NOA

KOMENTE