Nju Jork, 3 Dhjetor 2011 NOA/Rid Bulku - Kujtimet, e kaluara, refuzimi nga realiteti dhe mbi të gjitha dëshira për t'u bërë një yll i vërtetë.
Është Lady Gaga, ajo që paraqitet me një këmishë force dhe që shfaqet mbi një barrelë, teksa transportohet nga infermierët në një spital psikiatrik.
Nga çmenduria, tek salla e kërcimit, kalimi është shumë i shpejtë dhe e gjitha ndodh në videoklipin e ri të këngëtares “Marry The Night”, që është dhe kënga e pestë e albumit “Born this way”.
Në këtë klip ylli i muzikës pop është e dëshpëruar, në një gjendje konfuzioni dhe me lot në sy i rrëfen një infermiereje dëshirën e saj për t'u bërë një “star”, citon mediat amerikane, agjencia e lajmeve NOA.al.
Në këto momente vjen dhe telefonata nga shtëpia diskografike që i hap rrugën këngëtares dhe për të është një zhytje në të kaluarën e saj që simbolizohet mjaft bukur në klip.
r.b/NOA