Prishtinë, 3 dhjetor 2011, NOA - Në konfliktin për kufirin Kosova dhe Serbia, sipas të dhënave të BE-së kanë arritur një marrëveshje. Përfaqësues të Serbisë dhe Kosovës kanë rënë dakord për një propozim zgjidhje të hartuar nga Brukseli, deklaroi të premten në mbrëmje zyra e BE-së për politikën e jashtme.
Marrëveshja në fjalë parashikon ngritjen graduale të pikave të përbashkëta kufitare të kontrollit. Drejtuesja e delegacionit kosovar, Edita Tahiri e konfirmoi kompromisin. Por drejtuesi i delegacionit negociator të Serbisë, Borko Stefanovic e përgënjeshtroi njoftimin, duke thënë se "pozicionet janë afruar por detajet duhet të sqarohen në vazhdimin e negociatave të shtunën”.
NOA/DV