English

Krerët e besimeve fetare lutje për Leka Zogun

Tiranë, 3 dhjetor 2011, NOA- Pas përfundimit të homazheve në ambientet e parlamentit krerë të besimeve fetarë po bëjnë lutjen e rastit që trupi dhe shpirti i Leka Zogut të prehet në paqe.

Që nga kreu i besimtarëve myslimanë Selim Muça, ata të besimit katolik e ortodoks njëri pas tjetrit po i drejtojnë lutje Zotit që pretendenti i fronit mbretëror të jetojë përherë përmes kujtimit të tij.

Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al të pranishëm në këto homazhe e lutje janë Presidenti i vendit Bamir Topi, Kryeministri Sali Berisha, Kryebashkiaku Lulzim Basha, Kryeparlamentarja Jozefina Topalli, dhe kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta krahas qindra e mijëra qytetarëve e politikanëve të tjerë.

Krahas tyre për të nderuar pretendentin për fronin mbretëror të Shqipërisë ka mbërritur nga Kosova edhe Presidentja Atifete Jahjaga.

Më vonë trupi i pajetë i Leka Zogut të I, do të dalë nga Parlamenti dhe do të përcillet në bulevardin “Zhan D’Ark”. Kortezhi do të ndjek më pas itenerarin; bulevardi “Dëshmorët e Kombit”- sheshi Skënderbej për t’u drejtuar për në varrezat e Sharrës.

a.y/NOA

KOMENTE