English

Leka përcillet drejt banesës së fundit, Basha: Kurora nuk u negociua kurrë

Tiranë, 3 dhjetor 2011, NOA- Në përfundim të homazheve ndaj pretendentit për fronin mbretëror fjalën përmbyllëse e mbajti kryebashkiaku Luzim Basha i cili tha se pas vitesh peripecish Leka Zogu do prehet në trokën arbërore.

“Jemi sot për tu ndarë përgjithmonë nga Princi shqiptar Leka Zogu i I-rë. Dëshiroj të theksoj se kurorën e Shqipërisë mbretëria nuk ja dha askujt, as Ahmet Zogu dhe as Leka Zogu nuk negociuan kurrë kurorën mbretërore, duke e cilësuat kurorën si pronë të kombit shqiptar. I paharruar qoftë kujtimi i tij, u preftë i qetë në tokën arbërore”.

Në këto momente trupi i pajetë i pretendentit për fronin mbretëror është nxjerrë nag ambientet e parlamentit dhe sipas itinerarit të Protokollit të Shtetit nga Rruga e Elbasanit do të përcillet në bulevardin “Zhan D’Ark”, për të vijuar më pas te bulevardi “Dëshmorët e Kombit”- sheshi Skënderbej për t’u drejtuar për në varrezat e Sharrës.

a.y/NOA

KOMENTE