Tiranë, 3 dhjetor 2011, NOA- Trupi i pajetë i pretendentit për fronin mbretëror Leka Zogu i I-rë ka mbërritur në varrezat e Sharrës ku dhe do të prehet përgjithmonë.
Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, të pranishëm për të përcjellë për në banesën e fundit trashëgimtarin e mbretit Ahmet Zog, kanë qenë me mijëra qytetarë, politikanë e diplomatë.
Në fjalën e mbajtur me këtë rast i biri i të ndjerit Leka i II-të u betua para trupit të të atit se do ndjekë rrugën e Mbretit Ahmet Zog dhe të pretendentit për fronin mbretëror, babait të tij Leka Zogu i I-rë, ndërsa më pas ka marrë edhe kapelen e familjes Zogu si shenjë për vijimin e rrugës së tyre.
a.y/NOA