English

Makina e vjedhur në Bullgari, korçari në polici

Korçë, 3 dhjetor 2011, NOA- Operacioni i policisë i koduar “Vjeshta II” bëri të mundur ndalimin e 58 vjeçarit Esat Sulejmani nga Korça.

Burime zyrtare nga policia e këtij qyteti bëjnë me dije për agjencinë e lajmeve NOA.al, se ditën e djeshme, në qytetin e Pogradecit, në cilësinë e provës materiale të ndaluarit iu bllokua mjeti Mercedes Benz kamion, i cili pas verifikim të kryera ka rezultuar i vjedhur në Bullgari, dhe më pas i trafikuar në vendin tonë.

Lidhur me këtë rast nisën hetimet për veprën penale “Trafikim i mjeteve motorrike”.

a.y/NOA

KOMENTE