Romë, 3 dhjetor 2011, NOA- Një darkë me familjen në Romë dhe me miqtë më të shtrenjtë, do të jetë kjo gjithçka që prezantuesja italiane Maria De Filippi do bëjë për 50 vjetorin e saj, ditën e hënë më 5 dhjetor.
Ka arritur sukses të paimagjinueshëm në emisionin “C'e posta per te”, ku ka shpërthyer në lot edhe Roberto De Niron.
Mbretëresha e Canale 5, do e kalojë ditën në punë, e impenjuar për edicionin e radhës të “Italia's got talent”, që do transmetohet nga 7 janari, përkundër “Ballando con le stelle” në Rai1.
a.y/NOA