English

Mediat e huaja pasqyrojnë homazhet për Leka Zogun

Tiranë, 3 dhjetor 2011, NOA – Mediat e huaja komentojnë homazhet që po zhvillohet sotTiranë për ceremoninë e varrimit të pretendentit për fronin mbretëror, Leka Zogu I.

Televizioni presigjoz amerikan ABC News dhe agjencia ndërkombëtare e lajmeve Associated Press shkruajnë se edhe pse është një Republikë Parlamentare, Shqipëria po nderon pretendentit për fron me ceremoni shtetëror.

“Edhe pse një republikë parlamentare, autoritetet shqiptare zhvilluan ceremoni zyrtare për pretendentin për mbret Leka Zogu I, në ndërtesën e Parlamentit”. Më tej citojnë deklaratat e drejtuesve të qeverisë të cilët e kanë cilësuar këtë ceremoni si një homazh me "të gjitha atributet e një mbreti jo në detyrë”.

a.k/NOA

KOMENTE