English

Mister largimi i një të mituri, mori sëpatën me vete dhe nuk gjendet

Prishtinë, 3 Dhjetor 2011 NOA – Një djalë i mitur është zhdukur në rrethana ende të mistershme dhe nuk po gjendet ndërsa dëshmitë e familjarëve rrisin shqetësimet pasi i zhdukuri ka marrë me vete një sëpatë dhe prej dy ditësh nuk dihet se ku është.

Korrespondenti i agjencisë NOA.al bën të ditur se i zhdukuri është një djalë i mitur, 15 vjeçar me banim në fshatin Negrovc në Drenas.

Policia konfirmoi zyrtarisht se “mbrëmjen e së premtes në orën 19.00, një person ka denoncuar se vëllai i tij i mitur ka dalë nga shtëpia për në mal dhe ka marrë me vete një sëpatë porse nuk është kthyer më”.

Njësitet policore të mbështetur nga njësia K-9 dhe një ekip i kërkim shpëtimit të FSK-së kanë dalë në vendin e supozuar dhe janë në kërkim por ende nuk e kanë gjetur të miturin. Policia tha se djaloshi vuan nga probleme mendore me simptoma handikapati.

a.b/NOA

KOMENTE