English

Modelja nudo në foto, skandal diplomatik mes Indisë dhe Pakistanit

Nju Delhi, 3 dhjetor 2011, NOA – Një modele, e cila pozoi lakuriq me një tatuazh të shërbimeve sekrete të Pakistanit në krah, është bërë shkak i shpërthimit të një skandali diplomatik mes dy vendeve armike, Indisë dhe Pakistanit.

Fotoja është publikuar në një revistë të përmuajshme indiane, ku një modele e aktore e famshme pakistaneze ka pozuar nudo me një tatuazh në krah, ''ISI'', fjala që përbën siglën e shërbimeve sekrete në Islamabad.

një intervistë për të përditshmen pakistaneze FHM, 33-vjeçarja Veena Malik, përgënjeshtroi të ketë pozuar nudo për kopertinën e dhjetorit të revistës së njohur indiane vetëm për meshkujt.

Por, redaktorët e FHM, mendojnë se imazhi autentik, ironizon shërbimet sekrete pakistaneze, duke i cilësuar ata si krahu i grupeve islamike ekstremiste.

Ylli pakistanez është fotografuar nudo me duart në gjoks.

“The Express Tribune” thotë se foto është trukuar, duke bërë me dije se do të këshillohej për një denoncim të mundshëm.

mit/NOA

KOMENTE
  • MENAXHERI16:27 - 07 Dhjetor 2011
    ?????????????????????????????