English

Nesër homazhet për Sabri Godon

Tiranë, 3 dhjetor 2011, NOA- Homazhet në nderim të politikanit Sabri Godo i cili u nda nga jeta mesditën e sotme në moshën 82 vjeçare do të zhvillohen ditën e nesërme.

Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, në nderim të tij, Kuvendi i Shqipërisë organizon ceremonialin e homazheve, në hollin hyrës të sallës së seancave plenare, ditën e nesërme nga ora 12.30-14.30.

Nëpërmjet një mesazhi, në emër të Kuvendit të Shqipërisë, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka shprehur ngushëllimet e saj për ndarjen nga jeta të ish-deputetit Sabri Godo.

Në fjalën e saj, Topalli shprehet se me ndarjen nga jeta të zotit Godo, familja humbi njeriun e dashur, bota e letrave një shkrimtar, Partia Republikane, themeluesin e saj.

Mësohet se Sabri Godo ka qenë deputet i Kuvendit në dy legjislatura; në detyrën e Kryetarit të Komisionit të Punës, Çështjeve sociale dhe Shëndetësisë gjatë vitit 1996-1997 dhe në detyrën e Kryetarit të Komisionit për politikën e Jashtme gjatë viteve 1997-2001.

a.y/NOA

KOMENTE