Kubë, 3 Dhjetor 2011 NOA/Rid Bulku - Quhet Red Social dhe është tentativa e regjimit ende diktatorial kuban dhe autoriteteve drejtuese që të mbajnë kontrollin mbi informacionet që rrjedhin rëndom në rrjetin social ashtu siç po ndodh në gjithë botën vitet e fundit.
Me pak fjalë kemi të bëjmë me një lloj Facebook-u në versionin kubanez, me një grafikë që është pothuajse e njëjtë me atë të rrjetit social të Mark Zuckerberg.
Diferencimi megjithatë është shumë i qartë pasi përdorimi i tij u lejohet vetëm personave që jetojnë në ishull, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
Kubanë që lidhen me kubanë, siç shpjegohet në mënyrë të qartë nga imazhi shoqërues i faqes së parë të këtij rrjeti social që ju e shihni përbri këtij lajmi.
“Është një pikë takimi virtuale për universitetin kuban”, - pohon një slogan i sitit i lançuar vetëm pak ditë më parë me iniciativë të Ministrisë së Arsimit të Kubës.
Kjo është ajo çka mbështet nga Carlos Alberto Pérez Benitez, që është i pari që ka dhënë dhe lajmin.
Rrjeti social mund të arrihet nëpërmjet adresës http://facebook.ismm.edu.cu, që gjithsesi edhe po ta provoni rezulton e bllokuar për ata persona që jetojnë jashtë Kubës.
r.b/NOA